Site icon Telegrafi

Fyerjet në Kuvend, a mund të ndiqen penalisht zyrtarët për gjuhën që përdorin?

Përplasje me fyerje e akuza pati mes ministrit Faton Peci dhe deputetes Ganimete Musliu gjatë një mbledhje të Komisionit parlamentar për Bujqësi.

Por ky është vetëm njëri nga rastet e shumta në historinë e parlamentarizmit  në Kosovë.

Por a mund të ndiqen penalisht këta zyrtar shtetërorë pavarësisht imunitetit që kanë.

Njohësit e legjislacionit janë të ndarë për këtë çështje.

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu përmend aktgjykimin e vitit 2011 të kushtetueses i cili thotë “imuniteti funksional vlen vetëm për veprimet e vendimet e zyrtarëve brenda veprimtarisë së tyre”, por Kryeziu thotë se rasti i së martës e tejkalon këtë imunitet dhe se ministri Peci mund të ndiqet penalisht.

“Me rastin e ministrit Peci duhet të merret prokurori, pasi reciprociteti i fyerjeve dallon”, deklaroi Kryeziu për RTV Dukagjinin.

Mirëpo ndryshme mendoj Flutura Kusari e cila thotë se deklaratat në Kuvend gëzojnë imunitet nga ndjekja ligjore, përcjell Telegrafi.

Sipas Kusarit Musliu do ta humbiste rastin nëse ushtron padi ndaj ministrit Faton Peci.

Kusari shton se keqpërdorimi i lirisë së shprehjes nga disa politikanë në Kuvendin e  Kosovës nuk është arsye për të kufizuar imunitetin e deputetit për deklaratat e dhëna./Telegrafi/

Exit mobile version