Gruaja e blogerit nga Arabia Saudite i cili është dënuar me një mijë goditje me shkop për fyerje të Islamit, ka thënë se turma që ishin mbledhur për të parë nga afër këtë ngjarje, po festonin sikur të ishin ndonjë aheng në plazh.
Raif Badawi 33-vjeç është dënuar me 10 vjet burgim dhe me një mijë goditje me shkop, 50 prej të cilave janë filmuar dhe për pak sa nuk ia morrin jetën.
Ajo tani i ka dërguar një peticion Princit të Arabisë Saudite, na i cili kërkon që bashkëshorti i saj të falet.
Ensaf Haidar e cila në vitin 2013 udhëtoi për në Kanada me tre fëmijët e çiftit, ka publikuar në Twitter një video ku shihet se si bashkëshorti i saj rrahet në publik. /Telegrafi/