Site icon Telegrafi

Fyen dhe sulmon pasagjeren brenda aeroplanit, policia intervenon duke e goditur me revole elektrike burrin e dhunshëm (Video)

Një pasagjer i dhunshëm është goditur vazhdimisht me elektroshok (revole elektrike) brenda një aeroplani nga policia, pasi kishte fyer dhe sulmuar një pasagjere në prezencë të dashurit të saj, duke bërë komente raciste.

Incidenti ka ndodhur gjatë të hënës, brenda aeroplanit të aviokompanisë “American Airlines” që po udhëtonte nga Miami në Chicago, transmeton Telegrafi.

Pasagjeri i dhunshëm i identifikuar nga policia si Jacob A. Garcia, është dashur që dhunshëm të largohet nga aeroplani para se të fillonte të ngjitej në ajër nga aeroporti i Miamit.

Për të intervenuar dhe qetësuar situatën ishin telefonuar policia, pasi Garcia kishte filluar të bëjë komente raciste ndaj një pasagjere e cila ishte e shoqëruar nga i dashuri.

Dhe kur policia u futën brenda aeroplanit, Garcia vazhdonte me avazin e vjetër duke  fyer pasagjerë, dhe kështu u konfrontua edhe me ata duke i pyetur se pse po e nxjerrin nga aeroplani.

Pasi u detyruan të përdorin elektroshokun, policët arritën ta rikthejnë në aeroportin e Miamit ku edhe u arrestua, ndërkaq bashkudhëtari Jabari Ennis, 37-vjeç, ka filmuar momentin kur pasagjeri i dhunshëm nxirret me forcë nga aeroplani. /Telegrafi/

Exit mobile version