Telegrafi

Future dhe Zaytoven lansojnë “Beastmode 2”

Pritja ka marrë fund për adhuruesit e hip hopit të reperëve Future dhe Zaytoven.

“Best Mode 2” nga dyshja është pritur pas mixtape të tyre në vitin 2015.

Vetëm pak orë para lansimit, Future konfirmoi lansimin befasues të këtij projekti.

Bëhet fjalë për nëntë projekte ku përfshihen këngët “WiFi Lit”, “Cuddle My Wrist” dhe “Hate the Real Me”.

Zaytoven, albumi debutues i të cilit “Trap Holizay” arriti në maj, adresoi spekulimet për bashkëpunimin me Future një vit më parë.

“Mendoj se do të bëjmë një gjë të veçantë”, u shpreh atë kohë ai.

/Telegrafi/