Site icon Telegrafi

“The Future of Business” – Platforma e liderëve të biznesit në Kosovë

Data4X po sjellë edicionin e parë të konferencës The Future of Business, që do të zhvillohet më 29 Tetor 2024 në Prishtinë.

Përmes anketimit të mbi 100 bizneseve më të mëdha në Kosovë dhe studimeve të tjera të brendshme, Data4X ka zhvilluar një studim që do të adresojë sfidat e bizneseve kundrejt bashkëpunimit me institucionet rregullative (Administrata Tatimore e Kosovës, Dogana e Kosovës, Banka Qendrore e Kosovës), qasjes në financim, nivelin dhe gatishmërinë për digjitalizim si dhe përcjelljen e trendeve.

Qëllimi i kësaj konference është që të bëjë bashkë kontribuesit më të mëdhenjë të Bruto Prodhimit Vendor në Kosovë së bashku me rregullatorët e tregut, institucionet financiare, si dhe donatorët, për të trajtuar temat që ndërlidhen me klimën e të bërit biznes dhe mundësive për të ardhmen.

Në këtë konferencë do të prezantohen edhe parashikimet për vitin 2025 për industritë më të mëdha, të cilën Data4X e bën për vitin e dytë me radhë me një saktësi prej 98 për qind, përmes modelit të brendshëm të avancuar të parashikimit.

Data4X  është platformë lidere për Të dhëna dhe Analiza në tregun e Kosovës, që ofron njohuri të thelluara për Vrojtimin e Makroekonomisë, Industrive dhe Sektorëve, si dhe studime të personalizuara për nevojat e biznesit.

Data4X është ndërtuar nga një kuptim i thellë i nevojave thelbësore për të dhëna dhe analizë të tregut, me përkushtim në transformimin e të dhënave komplekse në njohuri të qarta, duke fuqizuar vendimmarrjen strategjike.

Exit mobile version