Telegrafi

I futur në rreth dhe me një fjalim të zjarrtë – zbulohen fjalët e Xhakës që ndihmuan ekipin e Zvicrës për të eliminuar Francën

Granit Xhaka ishte padyshim lider i Zvicrës dhe shiriti i kapitenit mbrëmë ishte për të vetëm një gjë e thjeshtë në krahët e tij.

Si të Arsenali, ashtu edhe te Helvetikët – mesfushori shqiptar ka dëshmuar se është një lider i lindur, por më e veçanta është se ai luan me shpirt.

Lexo po ashtu “I jashtëzakonshëm” – kështu e përshkruan Wengeri, Granit Xhakën për paraqitjen ndaj Francës

Mbrëmë (e hënë), Zvicra eliminoi fituesin e Kupës së Botës, Francë, me anët të penalltive (5-4), pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 3-3.

Derisa kishin përfunduar 120 minuta lojë, Xhaka mblodhi të gjithë lojtarët në rreth dhe filloi fjalimin e tij motivues.

Lexo po ashtu Paraqitja e Granit Xhakës kundër Francës përshkruhet si një prej më të mirave ndonjëherë

“Pas rezultatit 3-1, ata menduan se gjithçka përfundoi. Ne jemi dukshëm ekipi më i mirë dhe e meritojmë të shkruajmë historinë. Fokusohuni, të qetë, do ta bëjmë këtë. Ne do t’ia dalim”, ishin fjalët e kapitenit të Zvicrës.

Tifozët ishin mbrëmë dëshmitarë të njërës ndër befasitë më të mëdha në histori të futbollit, e Helvetikët e motivuar në çerekfinale do të takohen me Spanjën që eliminoi Kroacinë me rezultat 5-3. /Telegrafi/