Site icon Telegrafi

Futsallë, Shqipëria shkel Anglinë

Kombëtarja shqiptare e futbollit të sallave ka impresionuar edhe në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Europian.

Pas triumfit të merituar ndaj Bullgarisë, vend në të cilin organizohet kjo fazë eliminatore, skuadra kuqezi e trajnerit Erind Suli impresionoi ndaj një rivali edhe më të fortë si Anglia.

Shqipëria e futsallës mundi Anglinë 5-1, një rezultat i thellë që nuk pritej përballë formacionit ishullor, por që e certifikon kalimin në raundin tjetër. Në një grup me 4 skuadra për kuqezinjtë kjo është fitorja e dytë dhe sfida e fundit do të jetë ndaj skuadrës më të dobët Maltës.

Karaj, Selmanaj, kapiteni Halimi dhe dy herë Brahimi, ishin autorët e golave kundër Anglisë. Faza tjetër e futbollit të sallave për Europianin, do të luhet në prill.

Exit mobile version