Telegrafi

Futsall: Kosova mposhtet nga Ukraina

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall është mposhtur nga Ukraina me rezultat 5-2.

Dardanët kanë pësuar humbje nga Ukraina në ndeshjen e tretë në kuadër të fazës “Main Round” për kualifikimet e Botërorit 2024.

Ekipi i Arben Simitçiut është mposhtur me rezultat 5-2 në një ndeshje shumë interesante të zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte më e baraspeshuar duke u mbyllur me rezultat të ngushtë 2-1 në favor të ukrainasve.

Në pjesën e dytë, mysafirët ishin skuadër dukshëm më e mirë dhe konkrete duke fituar në fund me rezultat 5-2.

Me këtë fitore, Ukraina forcon pozitën e parë në grup me nëntë pikë të tubuara, ndërsa Kosova mbetet e fundit pa pikë.

Vlen të theksohet se në këtë takim pati një numër të konsiderueshëm të tifozëve në palestër. /Telegrafi/