Site icon Telegrafi

Futi thikën në “tosterin” e kyçur në rrymë, për pak sa nuk e pagoi me jetë (Video)

Një grup të rinjsh kishin vendosur të provojnë diçka, që për pak sa nuk u kushtoi me jetë.

Në internet është duke qarkulluar një video e pazakontë, në të cilën disa të rinj dëshirojnë të shohin se çfarë mund të ndodh nëse e fusin thikën në “toster” që është i kyçur në rrymë, transmeton Telegrafi.

Por, sigurisht se nuk kishin besuar se ky veprim për pak sa nuk do t’i vriste.

Në momentin që ata futën thikën në tost, ndodhi një shpërthim i fuqishëm që e mbuloi kuzhinën me zjarr dhe tym.

Ndërsa të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin videon, kanë kritikuar këta të rinj që kanë bërë një eksperiment që mund t’ju ketë kushtuar me jetë. /Telegrafi/

Exit mobile version