Në Degestan të Rusisë, një burrë i paidentifikuar ka dashur ta transportojë një gomar të vogël, me autobus për në Moskë.
Por, shoferin nuk e kanë lejuar që një kafshë të futet tek udhëtarët apo mbyllet në bagazh, transmeton Telegrafi.
Në atë moment, ai e ka kapur kafshën që nuk është më e madhe se një valixhe dhe e ka futur në bagazhin e një veture.
Në videon e postuar më poshtë, shihen burrat që qeshin, teksa ia ulin kokën gomarit për ta mbyllur kapakun e makinës.
“Kështu i zgjedhin më të mirët nga fshati dhe i dërgojnë për studime në kryeqytet”, është komenti që ka marrë më së shumti pëlqime, lidhur me rastin. /Telegrafi/
https://youtu.be/pTnnMuUZEwE