Telegrafi

Futet me xhip përmes bulevardit në qendër të Prishtinës

Qytetarë të shumtë që mbrëmjen e së martës kanë dalë të shëtisin në sheshet dhe bulevardin e kryeqytetit të stolisur nga Komuna e Prishtinës për festat e fundvitit, janë befasuar nga veprimi i një vozitësi.

Shfaqja e një xhipi të zi në bulevardin në qendër të Prishtinës ka habitur qytetarët që kishin dalë të shijonin ambientin e bukur dhe përplot drita.

Një qytetar që ka bërë videon e xhipit që ka hyrë në zonën e ndaluar i ka thënë Telegrafit se automjeti ishte me targa të huaja.

Nuk dihet nëse ky vozitësi i  automjetit është gjobitur nga policia, por veprim i papërgjegjshëm ka irrituar  qytetarët. /Telegrafi/