Site icon Telegrafi

Futet me veturë në oborrin e një shtëpie private, godet pishinën e montuar të plastikë – i tërë oborri mbushet me ujë

Ky është momenti kur një veturë futet në oborrin e një shtëpie private, dhe me shpejtësi godet pishinën e montuar të plastikës që ishte plot me ujë.

Kamerat e sigurisë brenda pronës private, kanë kapur momentin kur gjithçka dukej normale derisa vetura nuk u fut dhe goditi pishinën – duke bërë që i tërë oborri të mbushet me ujë, transmeton Telegrafi.

Ende nuk dihet se ku ka ndodhur ngjarja, por një grua që ishte pas timonit shihet duke dalë nga vetura – e habitur me atë çfarë kishte bërë.

Në anën tjetër, qytetarë të shumtë vraponin për të shikuar nëse dikush ishte lënduar nga kjo skenë e pazakontë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version