Një burrë i maskuar dhe me thikë në dorë ishte futur brenda një marketi për të kryer një plaçkitjes, por aty hasi në rezistencë nga punonjësit.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur punonjësit i hedhin piper të kuq në fytyrë me qëllim që të largohet, edhe pse vazhdimisht i vërsuleshin me karrige dhe shkop të hekurt, transmeton Telegrafi.
Ngjarja ka ndodhur në Angli, ndërsa plaçkitësi është identifikuar si Christian Callaghan, 45-vjeç, i cili pas disa sekondave orvatje me punonjësit e martketit arrin ta kapë arkën me para dhe të del jashtë.
Dhe në momentin që tenton të largohet me biçikletë, ata i vërsulen duke ia mbushur fytyrën me piper të specave të djegës. Si rezultat i djegies së madhe të syve, ai u detyrua ta lëshojë në tokë arkën dhe të largohet duarthatë.
Mediat angleze raportojnë se punonjësit në market në fakt ishin burrë e grua, ndërsa plaçkitësi është kapur nga policia dhe pritet t’i kumtohet verdikti. /Telegrafi/