Një video që lë pa frymë po përhapet në rrjetet sociale.
Ajo që bëri shoferi në rrugë në New York shkon shumë larg nocionit të ngasjes së pamatur.
Gjegjësisht, përveç garës në një rrugë të ngarkuar me shumë korsi, kur ai u ndesh me makinat para tij, ai nuk ngadalësoi dhe vazhdoi të voziste me shpejtësi, transmeton Telegrafi.
Vetëm për një moment të shkurtër ai frenoi pak, dhe pastaj hyri me shpejtësi midis dy makinave.
Personi po ngiste makinën aq shpejt sa që targa nuk mund të shihej dhe me sa duket, ai do të mbetet pa u ndëshkuar.
Nuk mund të pretendohet me siguri nga regjistrimi, por krijohet përshtypja se ka pasur kontakte me dy veturat e tjera teksa i kaloi.
Pas kësaj manovre të rrezikshme, një nga fatkeqët, ndoshta për shkak të një gome të rënë, vazhdoi të bredh rrugës dhe më pas përfundoi duke goditur një gardh mbrojtës. /Telegrafi/