Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 43 tjerë janë lënduar, kur një veturë u fut në trotuar dhe shtypi këmbësorët në qytetin kinez Mishiu në provincën Hunnan.
Shoferi i veturës raportohet të jetë arrestuar, kurse deri më tani nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë akt terrorist, transmeton Telegrafi.
Derisa motivet e sulmit ende nuk dihen, shoferi i veturës ishte i njohur për policinë edhe më herët.
Ai ishte futur në turmë më veturën Land Rover ngjyrë të kuqe, kurse në videon e publikuar më poshtë shfaqet masa e kapluar nga paniku pasi që vetura ishte futur mes tyre. /Telegrafi/
https://twitter.com/jiangshangdxh31/status/1039879103439024128