Telegrafi

Futet në tren dhe pa ndonjë arsyetim fillon ta grushtoj brutalisht 29-vjeçaren, kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka brenda metrosë së Floridas

Në metronë e Miamit, Florida, një burrë është filmuar nga kamerat e sigurisë duke rrahur brutalisht një pasagjere të vetmuar.

Joshua James King, 25-vjeç, akuzohet për rrahjen e Andrea Puerta, 29-vjeçe, gjatë një incidenti që kishte ndodhur më 4 shtator, ku ajo pësoi lëndime të rënda trupore, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë shfaqin Kingun i cili futet në tren dhe pa ndonjë shpjegim fillon ta godasë Puerten, të cilën vazhdimisht e grushton në kokë për më shumë se 20 herë.

“Më kujtohet që kam mbyllur grushtin dhe thash ‘mjaft’. Por ai nuk ndalej. Në një moment ai është ndalur dhe tha ‘më fal’ dhe vazhdoi të më godasë – nuk e dija se çfarë po ndodhte. Kurrë nuk e kam takuar më herët deri në atë moment”, ka deklaruar viktima e sulmit brutal.

Megjithatë pasi arriti të ngritet në këmbë dhe të largohet nga treni, ajo menjëherë i telefonoi policisë. E sulmuesi i saj kishte qëndruar në metro ku kishte sulmuar të njëjtën ditë dy persona tjerë.

E pas intervenimit të policisë King ka përfunduar në pranga dhe mbi të rëndojnë tri akuza për sulm fizik. /Telegrafi/