Telegrafi

Futet në stacionin e policisë me qese të najlonit, brenda kishte trupin e vajzës katërmuajshe që e kishte mbytur 12 vite më parë (Video)

Një burrë është filmuar duke u futur në stacionin e policisë në Tajvan, duke bartur një qese të mbeturinave, brenda të cilës ishte trupi i vajzës së vogël të cilën e kishte vrarë 12 vite më parë.

Policët në Sanmin First Precinct në jugperëndim të Tajvanit, kanë deklaruar se kishin mbetur të habitur kur babai i identifikuar si Lin 43-vjeç, është dorëzuar, transmeton Telegrafi.

Ai po mbante me vete një qese të najlonit brenda të cilës gjendej trupi i vajzës së tij katërmuajshe, të cilën aksidentalisht e kishte vrarë në vitin 2005.

Lin ka pranuar se kishte humbur durimin dhe pa dashje kishte goditur dhe mbytur vajzën e tij porsalindur, e cila nuk ndalej duke qarë të cilën në ato momente po e ushqente me shishe me qumësht. /Telegrafi/