Një moment i pazakontë është filmuar nga kamerat e sigurisë së një pompe të derivateve, e cila ka kapur momentin kur viktima e kidnapimit arrin të ikë nga bagazhi i veturës në të cilën ishte futur me dhunë.
Gruaja e paemëruar kishte arritur të hap bravën e bagazhit të veturës gjatë të hënës mbrëma në Alabama të Shteteve të Bashkuara, ku edhe ishte futur nga një person i cili në ato momente futet në pompë për të paguar benzinën, transmeton Telegrafi.
Por, ajo çfarë e bën më interesant ngjarjen, është se viktima e kidnapimit futet në pompë ku ishte edhe kidnapuesi i cili pasi e sheh fillon të ikë, duke e ditur se pas disa minutave do të shfaqet policia.
Timothy Wyatt 36-vjeç, akuzohet se kishte kidnapuar viktimën nga shtëpia e saj në Autauga në Alabama në orët e para të mëngjesit të së hënës.
Ai tashmë figuronte në listën e të kërkuarve nga policia, ndërsa lidhja me viktimën ende mbetet mister.
Sipas komandantit të policisë së rajonit Chilton, John Shearon, 36-vjeçari është arrestuar nga policia dhe shumë shpejt pritet të dal në gjyq. /Telegrafi/