Telegrafi

Futet në një spital privat në Malajzi dhe hedh koktej molotovi, lëndohen pesë persona (Video)

Një burrë i paidentifikuar ishte futur në një spital privat në Julotong të Malajzisë, dhe pa u menduar dy herë ka hedhur koktej molotovi, ku si pasojë janë lënduar pesë persona.

Bëhet fjalë për një burrë 39-vjeç që ishte futur në ambulancën urologjike me një çantë në dorë, dhe pa u menduar dy herë nxori shishen me benzinë të cilës i vur flakën, transmeton Telegrafi.

Disa sekonda më vonë shihen pacientët duke vrapuar nëpër korridor ku gjysma prej tyre ishin kapluar nga zjarri. Në mesin e pesë të lënduarve që kanë pësuar djegie, janë një mjek, tri infermiere si dhe një pacient.

Shefi i policisë ka njoftuar se sulmuesi ka probleme psikike që po shërohej në këtë spital. Ai është arrestuar menjëherë pas sulmit, dhe është dërguar me urgjencë në spitalin psikiatrik.

Policia gjithashtu ka njoftuar se sulmuesi kishte vepruar vetëm dhe se bëhet fjalë për një person pa familje. /Telegrafi/