Telegrafi

Futet në një sfidë të re jashtë profesionit, Gjiko befason teksa ia bën grimin Elitës

Prezantuesja e njohur shqiptare, Elita Rudi dhe reperi Gjiko, janë një nga çiftet më të pëlqyer në estradën shqiptare.

Të njëjtit shpesh shfaqen nëpër intervista bashkë, e madje përfshihen edhe në disa truke.

Në vlogun e radhës, Asdren Gjikolli (emri i vërtetë i reperit) u sfidua me një profesion krejtësisht tjetër, atë të grimerit.

Gjiko dhe Elita (Foto: YouTube)

Ai duhej t’ia bënte makijazhin moderatores, në mënyrë që kjo e fundit t’ia plotësonte dëshirat për një javë.

Videoja e tyre bëri që të argëtoheshin tejet shumë, duke marrë parasysh që iu kërkua Rudit nga fansat.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Elita Rudi

“Jeni çift shumë i bukur dhe pozitiv”, “Shumë të mirë jeni”, “Moti nuk kam qeshur më shumë”, kanë qenë vetëm disa nga reagimet e fansave.

Gjiko dhe Elita (Foto: YouTube)

Për vetëm pak minuta pas publikimit, videoja mblodhi pëlqime të shumta.

Më poshtë ua sjellim të plotë videon, për të parë edhe përfundimin:

/Telegrafi/