Prezantuesja e njohur shqiptare, Elita Rudi dhe reperi Gjiko, janë një nga çiftet më të pëlqyer në estradën shqiptare.
Të njëjtit shpesh shfaqen nëpër intervista bashkë, e madje përfshihen edhe në disa truke.
Në vlogun e radhës, Asdren Gjikolli (emri i vërtetë i reperit) u sfidua me një profesion krejtësisht tjetër, atë të grimerit.
Ai duhej t’ia bënte makijazhin moderatores, në mënyrë që kjo e fundit t’ia plotësonte dëshirat për një javë.
Videoja e tyre bëri që të argëtoheshin tejet shumë, duke marrë parasysh që iu kërkua Rudit nga fansat.
“Jeni çift shumë i bukur dhe pozitiv”, “Shumë të mirë jeni”, “Moti nuk kam qeshur më shumë”, kanë qenë vetëm disa nga reagimet e fansave.
Për vetëm pak minuta pas publikimit, videoja mblodhi pëlqime të shumta.
Më poshtë ua sjellim të plotë videon, për të parë edhe përfundimin:
/Telegrafi/