Site icon Telegrafi

Futet në manastirin e Kaliningradit dhe sulmon motrën e nderit, pendohet keq kur asaj i del në ndihmë një kolege (Video)

Një motër nderi sypatrembur në manastirin e Kaliningradit në pjesën perëndimore të Rusisë është bërë hit në internet, pasi ka arritur në mënyrën më të mirë të mundshme ta mbroj kolegen e saj nga një sulmues.

E veshur në të zeza, ajo kishte ndjekur nga pas burrin që lakuriq i ishte vërsulur koleges së saj që në një moment e rrëzon në tokë, transmeton Telegrafi.

Dhe kur ai e kapi për kokë motrën e nderit, asaj i dolën në ndihmë tjerat motra që bashkuan forcat për ta “neutralizuar” sulmuesin që ishte nën ndikim të alkoolit.

Pasi u alarmuan të gjithë brenda manastirit, reaguan edhe pjesëtarët e sigurimit të cilët e prangosën sulmuesin, ndërsa gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=oFp1kxJe5NA

 

 

Exit mobile version