Dy burra kanë humbur jetën në lumin Niagara, madje njëri prej tyre është filmuar duke u munduar t’i shpëtoj më të keqes duke u kapur në një copë druri, ndërsa tjetri duke tentuar ta shpëtojë të parin.
Mario Guthrie, 29-vjeç, fillimisht arrin të qëndroj mbi dru, dhe kur humbi forcën dhe filloi të zhytet, 46-vjeçari Scott Vader kërcen në ujë për ta shpëtuar, por fatkeqësisht që të dy e pësojnë me jetë, transmeton Telegrafi.
Kjo ngjarje tragjike është filmuar nga kalimtarët e rastit, që hidhnin në ujë shkopinj të gjatë duke tentuar t’i shpëtojnë viktimat.
Zëdhënësi i policisë së Buffalos, Jeff Rinaldo, u ka bërë thirrje të gjithëve që të mos kërcejnë në ujin e Niagarës ku së fundmi ka humbur jetën edhe një polic.
Ai kishte vdekur në mënyrën e njëjtë sikurse Guthrie dhe Vader – mundohej ta shpëtonte një burrë që kishte rënë në ujë. /Telegrafi/