Telegrafi

Futet në librin e rekordeve Guiness për ngrënien e hamburgerëve të McDonald’s – për 50 vite i konsumoi mbi 32.000

Donald Gorske ka arritur të futet në librin e rekordeve Guiness, për ngrënien e hamburgerëve të McDonald’s, pasi në total konsumoi 32.340 sosh.

“Sa herë që ndihem i vetmuar filloi të ha hamburgerë”, tha 67-vjeçari i cili edhe zyrtarisht ka marrë titullin nga zyrtarët e librit të rekordeve Guiness, transmeton Telegrafi.

Më parë këtë rekord e mbante Fond du Lac në verën e vitit 1972, që asokohe konsiderohej si i pa konkurrencë.

Gorske thotë se përgjatë 50 viteve, ai ka konsumuar dhjetëra mijëra hamburgerë të McDonald’s – duke u bërë kështu njeriu i parë që i është përkushtuar tërësisht kësaj sfide gjatë jetës së tij. /Telegrafi/