Telegrafi

Futet në kuzhinën e McDonald’s dhe i merr dy hamburgerë që i fut në gjoks – pamjet e anglezes bëhen virale

Një grua e veshur me fustan të bardhë është bërë virale në rrjetet sociale, pasi u filmua duke i bërtitur stafit të një pike të McDonald’s, ku për një moment humb durimin dhe dy hamburgerë i fut në gjoks.

Stafi i lokalit në Bell Green të Lewisham në juglindje të Londrës, mezi arrinin ta mbanin situatën nën kontroll, por klientja megjithatë arrin t’ua merr dy hamburgerë që i futi në gjoks, transmeton Telegrafi.

E gjykuar nga fustani që ajo kishte veshur, thuhet se ajo pak çaste më parë mund të ishte martuar, pasi dukej si një nuse e vërtetë.

Ajo dëgjohet duke i thënë punonjësve: “Dua hamburgerin tim”, megjithatë ata vazhdimisht i kërkonin që të largohet.

Por në një moment vendosi ta merr jo një por dy hamburgerë që i futi në gjoks, dhe u largua sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe. /Telegrafi/