Site icon Telegrafi

Futet në kutinë e drurit plotë me eksploziv për të impresionuar jurinë, pas shpërthimit të fuqishëm vajza shfaqet shëndoshë e mirë (Video)

Anëtarët e jurisë së shout televiziv “America’s Got Talent”, kanë mbetur të shokuar me “performancën” e një vajze të re e cila rrezikoi jetën që të realizojë “pikën” e saj të preferuar.

Në vendin ku ajo shfaqet para jurisë kishin dalë ekipe të zjarrfikësve, autoambulancat dhe pjesëtarë tjerë të ekipeve emergjente për të reaguar në rast se ndodh diçka e keqe, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për 21-vjeçaren Annaliese Nock nga Sarasota e Floridës, e cila futet në një kuti druri mbi të cilën qëndronin fitil të dinamitit.

Dhe për ta ngritur në një nivel tjetër performancën e saj, i kërkoi stafit të saj që kutinë ku ishte futur ta mbyllin mirë, me qëllim që të mos dyshojnë juria apo audienca që ajo mund të ketë ikur para shpërthimit.

Në momentin që përgatiten të gjithë për një shpërthim të fuqishëm, ajo gjendej brenda – dhe pasi gjithçka hidhet në erë dhe nuk mbetet asgjë nga kutia e drurit, ajo shfaqet pa as më të voglin lëndim në trup, duke i lënë gojëhapur të gjithë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version