Site icon Telegrafi

Futet në dhomën e hotelit dhe sheh një krijesë të frikshme, turisti publikon pamjet nga Kamboxhia

Pamjet rrëqethëse nga një dhomë hoteli, po qarkullojnë në masë të madhe në rrjetet sociale.

Norman Cristian ka publikuar pamjet e krijesës misterioze në Twitter, derisa po qëndronte varur në murin e dhomës së hotelit, transmeton Telegrafi.

“Jam në Kamboxhia dhe kam hasur në diçka në dhomë. A e di dikush se çfarë është kjo”, ka pyetur ai.

Në rrjetet sociale pamjet e tij kanë qarkulluar në masë të madhe, e nga komentuesit i është sugjeruar që duhet ta lëshojë dhomën para se t’i ndodh diçka e keqe.

Por, ka pasur edhe prej atyre që mendonin se bëhet fjalë për një video të rreme apo të edituar.

“Nëse është një video e formatit CGI, vetëm fikeni kompjuterin dhe do të zhduket”, ka shkruar një komentues. /Telegrafi/

https://twitter.com/RealhumanSchwab/status/1414977691636232196?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1414977691636232196%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3729343%2Fkambodza-snimak-hotelska-soba

 

Exit mobile version