Site icon Telegrafi

Futet në ashensor pa e ditur se ka dy palë dyer, kinezja assesi të gjente rrugën për të dalë jashtë tij

Një moment komik është filmuar nga kamerat e sigurisë brenda një ashensori, ku një grua që ishte brenda nuk ishte në dijeni që ashensor i ka dy palë dyer dhe se nga njëra anën futet brenda dhe nga tjetra del prej tij.

Ngjarja ka ndodhur në Kinë, ku shihet gruaja që assesi të kuptojë se nga cila anë duhet të del nga ashensori, transmeton Telegrafi.

Madje ajo vazhdimisht prekte butonin për hapjen e dyerve, duke mos e parë që prapa shpinës ishte hapur.

Sikur kjo të mos mjaftonte, nuk e dëgjonte as zhurmën kur dyert hapeshin.

Në një moment dorëzohet dhe kamerat e vendosura nëpër korridore, kapin gruan nga qytetin kinez Dongguan duke u larguar nga ndërtesa. /Telegrafi/

Exit mobile version