Site icon Telegrafi

Futet live – Gani Gërmia ndiqet nga rreth 50 mijë njerëz në TikTok

Gani Gërmia, pasi la shtëpinë e BBVK, befaosi ndjekësit e tij me një transmetim live në platformën e popullarizuar TikTok.

Duke u lajmëruar për një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë me fansat, Gërmia ka shpalosur dëshirën për të ndarë me ta përvojat e tij gjatë qëndrimit në shtëpi.

Në kohën e shkurtë të transmetimit live, ai ka mahnitur pasi në vetëm disa minuta ka arritur të rrisë numrin e pjesëmarrësve në rreth 50 mijë shikues.

Foto: Screenshot

“Jam kanë i lënduar, i thyer. Ne mundemi me i sfidu edhe televizionet, ne s’kemi nevojë për vëmendje sepse vëmendjen e kemi pasë gjithmonë. Pa u bë 100 mijë persona live, nuk e filloj me e shpjegu eksperiencën teme”, u shpreh ai.

Më tutje ai shprehet: “Nëse e shkelim 100 mijëshin, e kemi fitu çmimin e Big Brother” /Telegrafi/

Foto: Screenshot
Exit mobile version