Ky është një moment rrëqethës, kur një punëtor u shndërrua në “top të zjarrtë” pasi u fut në fabrikën e përfshirë nga zjarri që ta marrë telefonin që e kishte harruar brenda.
Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në Kinë, ndërsa dëshmitarët okularë mbetën të habitur kur panë një burrë duke vrapuar jashtë ndërtesës i mbuluar nga flaka, derisa ekipet e emergjencës intervenojnë shpejt për ta shpëtuar, transmeton Telegrafi.
Raportohet se ai vazhdon të jetë nën kujdesin intensiv, ndërsa videoja e publikuar nga Pear Video, shfaq momentin kur para fabrikës në Ningbo të provincës kineze Zheijang, vrapon një burrë i përfshirë nga flaka.
Sipas pronarëve të fabrikës që ende nuk po e dinë shkakun që shkaktoi këtë zjarr, punëtori ishte futur në fabrikë për ta marrë telefonin e tij që e kishte harruar, duke injoruar paralajmërimet e kolegëve që mund ta pësoi. /Telegrafi/