Site icon Telegrafi

Futeni Kosovën në listën e më të mirëve – votojeni Aeroportin “Adem Jashari”

Drejtuesit e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” i kanë ftuar qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët që edhe këtë vit të votojnë për Aeroportin e Prishtinës, për tu renditur në mesin e më të mirëve në Evropë, shkruan Telegrafi.

“Ne me të gjitha përpjekjet kemi radhitur edhe aeroportin tonë në mesin e aeroporteve më të mira evropiane dhe këtu aeroportet fqinje as që janë në listë! Vitin e kaluar kemi fituar vendin e dytë pikërisht me votat tuaja dhe ne me krenari shohim këtë emër në listë. Por këtë vit përsëri besojmë se ju do të votoni sepse fitorja varet vetëm nga votat tuaja dhe nga asgjë tjetër”, ka shkruan Valentina Gara zëdhënëse e Aeroportit “Adem Jashari”.

Për të votuar kliko KËTU:

Ndryshe Aeroporti i Prishtinës është i koncesionuar nga kompania turke Limak dhe renditet në mesin e më të mirëve në Evropë. /Telegrafi/

Exit mobile version