Telegrafi

Futen të maskuar për të kryer vjedhje në shtëpi private, qëllojnë 73-vjeçaren amerikane – nipi i saj vret njërin prej tyre

Një djalë 12-vjeçar ka vrarë një person që ishte futur në shtëpinë e tij në Goldsboro në Karolinën e Veriut, ka njoftuar policia amerikane.

Është raportuar se dy meshkuj të maskuar ishin futur në shtëpi, duke qëlluar me armë një grua dhe kërkuar para, transmeton Telegrafi.

Fjala është për Lindy Ellis, 73-vjeçe, gjyshen e djaloshit. Ai kishte shtënë me revole i pushtuar nga paniku, derisa ata po bëheshin gati të arratisen nga vendi i ngjarjes.

Policia ka njoftuar se ka gjetur njërin prej hajnave që ishte plagosur dhe që disa orë më vonë ka ndërruar jetë në spital.

E gjyshja Ellis është hospitalizuar pas plagëve të marra – ku më pas mjekët kanë bërë të ditur se gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar. /Telegrafi/