Site icon Telegrafi

Futen të armatosur në market dhe therin punonjësin, ai nuk dorëzohet dhe kacafytet me ta – detyrohen të largohen duarthatë (Video)

Punonjësi i një marketi është përleshur më dy plaçkitës të armatosur, edhe pse njëri prej tyre e theri disa herë më thikë.

Burri rreth të 40-ve po qëndronte brenda marketit, kur dy persona u futën brenda dhe pa ndonjë arsye fillojnë ta godasin dhe therin disa herë me thikë, transmeton Telegrafi.

Videoja 15 sekondëshe e filmuar nga kamerat e sigurisë shfaq këtë moment rrëqethës, por është interesant se si këmbëngulësia e tij bëri që hajnat të largohen duart thatë.

Policia angleze ka njoftuar se janë vënë pas dy të rinjve, ndërsa është duke kërkuar ndihmën e qytetarëve në zbulimin e identitetit të tyre.

Sa i përket punonjësit të marketit, gjendja e tij shëndetësore është stabile, dhe se falë rrobave të trasha thika nuk ka depërtuar në organet vitale që do t’ia rrezikonin jetën. /Telegrafi/

Exit mobile version