Site icon Telegrafi

Futen për të plaçkitur dyqanin me çekiçë në duar, pendohen keq kur para tyre shfaqen pjesëtarët e sigurimit (Video)

Dy hajna duket se kishte zgjedhur dyqanin e gabuar për ta plaçkitur, pasi kanë hasur në rezistencë derisa u munduan të vjedhin nga pjesëtarët e sigurimit të dyqanit të cilët i ndoqën me shkopinj.

Dy burra të veshur në të zeza futen në një dyqan në Mançester të Anglisë për të plaçkitur duke kërcënuar pronarin me çekiç dhe shufra hekuri, por ata nuk e kishin ditur që brenda ishin edhe dy pjesëtarë të sigurimit të përgatitur për aksione të tilla, të cilët ndërhynë duke i ndjekur, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur hajnat zmbrapsen dhe pendohen keq që kishin vendosur ta plaçkitin këtë dyqan nga i cili për pak sa nuk e pësuan keq.

Pronari i dyqani Amir Khan, ka deklaruar për mediat angleze se është habitur me trimërinë që e kanë treguar pjesëtarët e sigurimit të cilët reaguan me profesionalizëm. /Telegrafi/

Exit mobile version