Gjykata e Tiranës ka vendosur të dënojë me nga gjashtë vjet burg shtetasit kamerunas Z.N. dhe J.N., të cilët u shpallën fajtorë sepse tentuan të fusnin miliona euro false në tregun shqiptar.
Ndërkohë, gjykata rrëzoi akuzat për shtetasen e tretë J.Ch., e cila u la e lirë në sallën e gjyqit.
Fillimisht, gjykata dha dënim me nëntë vite burg për të akuzuarit, por ata përfituan nga gjykimi i shkurtuar
Shtetasit e huaj mohuan akuzat për futjen në Shqipëri të mijëra eurove të falsifikuara dhe letrave “Lastra”, si dhe kërkuan pafajësi.
Sipas prokurorisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin tentuan të fusin në qarkullim në territorin e Republikës së Shqipërisë rreth 1.2 milionë euro, kartëmonedha të cilat iu sekuestruan shtetasit J. N. /A2 CNN/