Site icon Telegrafi

Futen në krizë financiare, komunat e krijuara sipas Pakos së Ahtisarit (Video)

Pakoja e Ahtisarit dhe decentralizimi kanë nisur të paraqesin problemet e reja. Disa prej komunave të formuara përmes këtyre marrëveshjeve janë në kriza të mëdha financiare, raporton Kohavision.

Në pamundësi që t’i kryejnë obligimet ndaj qytetarëve dhe bizneseve, komunat Hani i Elezit, Mamusha, Kllokoti, Obiliqi, Juniku, Parteshi dhe Ranillugu kanë kërkuar ndihmën e Qeverisë që t’u ndajë më shumë buxhet.

Mirëpo, për t’u dalë në ndihmë këtyre komunave, qeveria është detyruar të ndërrojë ligjin për financat e pushtetit lokal.

Me anë të këtij ndryshimi, që do të jetë në fuqi për një periudhë kalimtare deri në vitin 2019, ekzekutivi ndan 2.7 për qind të grantit të përgjithshëm për komunat që kanë popullsi më pak se njëzetedymijë banorë.

Ministria e Financave bën të ditur se vendimi i tillë është marrë në kuadër të rishikimit të buxhetit të këtij viti.

Shoqëria civile vlerëson se kjo është një kambanë për politikanët që për përfitime të votave duan ta shtojnë numrin e komunave, përcjell koha.net. Ligji i ndryshuar pritet të votohet këtë të enjte, në të njëjtën seancë kur do të votohet në lexim të dytë edhe buxheti i rishikuar i vendit.

Exit mobile version