Ka përfunduar java e shtatë në kampionatin zviceran me shkëlqimin e shumë futbollistëve shqiptarë.
E përditshmja zvicerane Blick, ka publikuar edhe formacionin më të mirë të javës së shtatë në elitën e futbollit zviceran.
Kësisoj janë tre futbollistë shqiptarë që kanë zënë vend në formacionin më të mirë.
Mbrojtësi i Kosovës, Benjamin Kololli shënoi një gol të jashtëzakonshëm në fitoren e Lausannes ndaj Baselit 1-2.
Në mesfushë është vendosur Pajtim Kasami i cili debutoi me Sionin në humbjen 3-2, por shqiptari nga Maqedonia shënoi një gol dhe ishte pjesëmarrës në golin e dytë.
Ndërkohë në pozitën e sulmit është vendosur super talenti nga Kosova, Shkëlqim Demhasaj i cili shpëtoi Luzernin nga humbja.
Demhasaj fillimisht asistoi për 1-2, ndërsa pesë minuta para fundit të ndeshjes barazoi rezultatin 2-2 ndaj Thunit. /Telegrafi/
Formacioni më i mirë i javës në kampionatin zviceran:
Castella, Glarner, Bergstrom, Lotomba, BENJAMIN KOLOLLI, PAJTIM KASAMI, Sigurnjsson, Ngamaleu, Nsame, SHKËLQIM DEMHASAJ, Campo.