Telegrafi

Futbollistja më tërheqëse në botë zbuloi se ka një tjetër talent

Futbollistja më e njohur në botë, Alisha Lehmann, zbuloi talentin dhe hobin e saj shtesë që bën ndërsa bën një pushim nga të luajturit në fushë.

Lehmann, 24-vjeçare, cilësohet si futbollistja më tërheqëse në botë dhe në vëmendjen e publikut ka rënë pasi ka kaluar Roger Federer për nga popullariteti në mesin e sportistëve zviceranë, ku aktualisht është numri një në rrjetet sociale.

Ylli i “Aston Villa” është gjithashtu futbollistja më e ndjekur në rrjetet sociale dhe së fundmi u zbulua se ajo fiton rreth 280 mijë euro nga çdo foto e re në Instagram. Por përveç futbollit dhe popullaritetit, ajo zbuloi se ka edhe një talent tjetër.

Foto: Alisha Lehmann/Instagram

Në një intervistë për “BBC”, Alisha zbuloi pasionin e saj të fshehur për muzikën rap dhe shkrimin e këngëve. Ajo pranoi se ka shkruar këngë së bashku me shoqen e saj të skuadrës Shania Hayles.

“Mesazhi im i fundit në rrjetet sociale? Shania. Ne kemi shkruar këngë dhe kemi kënduar së bashku sezonin e kaluar. Ne kemi shkruar një këngë rap, por nuk mund ta tregoj sepse nuk është publikuar ende. Do ta dëgjoni kur të publikohet”, tha Lehmann për “BBC”. /Telegrafi/

Foto: Alisha Lehmann/Instagram
Foto: Alisha Lehmann/Instagram
Foto: Alisha Lehmann/Instagram
Foto: Alisha Lehmann/Instagram