Futbollistit të Paris Saint-Germain i është ndaluar hyrja në Mbretërinë e Bashkuar.
Në këtë formë futbollisti nuk do të luajë në takimin e nesërm kundër Arsenalit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
E gjithë kjo pasi që Aurier e kishte sulmuar verbalisht një polic britanik vitin e kaluar, të cilën gjë 23-vjeçari e ka mohuar duke e apeluar vendimin.
Ndryshe, Arsenal dhe PSG janë lider të grupit me dhjetë pikë dhe kanë siguruar fazën e pas grupeve të ligës elitare evropiane për klube. /Telegrafi/