Site icon Telegrafi

Futbollisti i Zvicrës kështu e festoi fitoren ndaj Shqipërisë (Foto)

Tri pikë në ndeshjen e parë në ‘Euro 2016’ janë një bilanc i mirë për Zvicrën dhe për të ç’tensionuar ekipin, trajneri Petkovic u lejoi lojtarëve helvetikë disa orë më shumë pushim sesa programi i parashikuar.

Për t’i dhënë mbështetjen e duhur, disa prej protagonistëve takuan familjarët dhe partneret e tyre ndërsa nuk munguan paparacët në çdo cep të komplekseve.

 

Haris Seferovic ishte i pafat në ndeshjen ndaj Shqipërisë në Lens, pasi humbi disa raste të pastra përballë Etrit Berishës, por sulmuesi u ngushëllua me të dashurën e tij gjermane, Amina. Pak not në pishinë, shëtitje dhe drekë para se sulmuesi i Zvicrës ti rikthehej regjimit nën urdhrat e trajnerit Petkovic.

Por, nëse Seferovic e kishte pranë gjysmën e tij më të mirë, golashënuesi në përballjen me Shqipërinë Fabien Shar u detyrua të kënaqej me një përshëndetje nga larg e të dashurës së tij, transmeton TCH.

 

Ramona Elsener ndodhet me pushime në Punta Kana, por nuk harroi numrin 22 për të kujtuar golin me vlerë tri pikë të mbrojtësit helvetik.

Familjarët e tjerë të futbollistëve kanë preferuar të ndjekin stërvitjen, për aq pak minuta të lejuara nga trajneri. Mes tyre spikaste gruaja simpatike e Blerim Xhemailit, Erjona, së bashku me djalin e vogël të çiftit, Luan që ndjek në çdo stadium babanë e tij.

Exit mobile version