Telegrafi

Futbollisti i Unitedit tradhton gruan me një infermiere (Foto)

Futbollisti ekuadorian, Antonio Valencia, i cili është i martuar qe 12 vite, është akuzuar për tradhti me një infermiere norvegjeze.

Sipas tabloideve, anësori i Manchester Unitedit është takuar fshehurazi me 24-vjeçaren Sophie Vagsaeter në një hotel në Mançester.

Disa orë pas humbjes nga City, Valencia ka shkuar në hotel me Sophien.

Takimi thuhet se ka ndodhur vetëm disa orë pas humbjes së Djajve të Kuq në derbin lokal nga Manchester City.

“Kemi mësuar se ai është takuar me një fanse të re dhe e ka dërguar në një hotel pas ndeshjes”.

“Tifozët e Unitedit që paguajnë shumë para për ta mbështetur skuadrën e tyre do të nervozohen duke menduar se atij i ka munguar përqendrimi në ndeshje. Ndërsa kjo nuk do t’i pëlqejë aspak Jose Mourinhos”, ka thënë një burim për The Sun.

Gjithçka ishte planifikuar një ditë para derbit.

Takimi i parë mes Valencias dhe Sophies thuhet të ketë ndodhur një ditë para derbit, mirëpo në krevat kanë shkuar pasi ka përfunduar ndeshja. /Telegrafi/

Lojtari ia kishte siguruar edhe biletën për ta shikuar lojën.
Antonio Valencia është fotografuar te hoteli.