Telegrafi

Futbollisti u martua, por për shkak të debutimit me klubin suedez nuk ishte fare në dasmë – në vend të tij dërgoi vëllain

Sulmuesi i Malmos, Mohamed Buya Turay nuk mund të ishte i pranishëm në dasmën e tij pasi klubi i kërkoi që ai t’i bashkohej me skuadrën më herët për fazën përgatitore.

27-vjeçari ka nënshkruar për klubin suedeze Malmi pas kaloi një periudhë në Superligën Kineze te Hebei China Fortune dhe Henan Songshan Longmen.

Transferimi u konfirmua nga Malmo më 22 korrik, ndërsa ceremonia e martesës së tij në Sierra Leone u zhvillua më 21 korrik.

Malmo donte që ai të lidhej më shpejt me shokët e tij të skuadrës dhe për shkak se ai nuk ishte në gjendje të ishte në dy vende njëherësh, Turay duhej ta dërgonte vëllanë që të zinte vendin e tij për martesën me të dashurën e tij Suad Baydoun.

Turay postoi tre foto të tij dhe gruas në rrjetet sociale, por konfirmoi se ato foto ishin bërë para dasmës.

Ai nuk ka qenë me gruan e tij që kur u martua, por shpreson për një muaj mjalti më vonë.

“Ne u martuam më 21 korrik në Sierra Leone. Por unë nuk isha atje sepse Malmö më kërkoi të vija këtu më herët. Ne i bëmë fotografitë paraprakisht. Kështu që duket sikur isha atje, por nuk isha. Vëllai im duhej të më përfaqësonte në dasmë”.

“Por unë do të përpiqem ta marr atë në Suedi dhe Malmö tani që të jetë afër meje. Ajo do të jetojë këtu me mua”, ka thënë Turay për Afton Bladet.

Turay bëri debutimin e tij për Malmon në Ligën e Evropës të enjten. Ai ka përvojë në Suedi, pasi ka fituar Allsvenskan në 2019 ndërsa ishte i huazuar në Djurgårdens IF, ku ishte edhe golashënuesi më i mirë i ligës.

Turay ka një vajzë të vogël nga një lidhje e mëparshme. /Telegrafi/