Chelsea është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme këtë edicion në Ligën Premier.
Kësisoj skuadra angleze ka marrë edhe gjitha çmimet për muajin nëntor.
Trajneri më i mirë i muajit është shpallur Antonio Conten që ka udhëhequr skuadrën e tij në tri fitore, ndaj Evertonit 5-0, ndaj Middlesbrough 0-1 dhe ndaj Tottenham 2-1.
Futbollisti i muajit është shpallur sulmuesi spanjoll Diego Costa që ka ndihmuar skuadrën e tij me dy gola dhe dy asistime.
Ndërkohë goli më i mirë i muajit është shpallur i Pedro Rodriguez i shënuar ndaj rivalit lokal Tottenham Hotspurs. /Telegrafi/