Telegrafi

Futbollisti i Trabzonspor zbulon se çfarë i tha Jose Mourinho gjatë ndeshjes, ku anësori shkëlqente përballe lojtarit të tij Karsdrop

Aventura e Trabzonspor në garat evropiane është mbyllur nga Roma, që shënoi fitore në dy ndeshje.

Në ndeshjen e dytë që Roma e fitoi 3-0, ka ndodhur një moment interesant, ku sigurisht që pjesë e tij ishte trajneri i Romës, Jose Mourinho.

Ai iu afrua mbrojtësit të djathtë të tij Rick Karsdrop dhe anësorit të Trabzonspor, Anthony Nwakaeme.

Portugezi i tha disa fjalë, ku treshja që ishin aty filluan të qeshnin.

Sidoqoftë, ylli nigerian kishte shkëlqyer ndaj mbrojtësit të Romës, duke ia bërë disa driblime gjatë ndeshjes.

Nwakaeme ka zbuluar fjalët që ia tha Jose Mourinho: “A jeni ju kaq i mirë apo ky është i dobët?”.

Lojtari i klubit turk iu përgjigj: “Ai është i mirë”, ku pas kësaj pësuan edhe të qeshurat.

‘Special One’ e ka nisur shumë mirë karrierën te Roma, ku ka marr tri fitore në tri ndeshje zyrtare. /Telegrafi/