Telegrafi

Futbollisti Sokol Cikalleshi është bërë baba për herë të dytë

Foto: Instagram

Futbollisti i njohur shqiptar, Sokol Cikalleshi, është bërë baba për herë të dytë.

Lajmin e ka konfirmuar në rrjete sociale, përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në Instagram.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Kornelia Cikalleshi, kanë mirëpritur një djalë që e pagëzuan me emrin Lion.

“Mirë se erdhe djali im Lion. Qofsh i shëndetshëm dhe i hajrit”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Cikalleshi flet për sfidat e muajit qershor: Jemi në një grup interesant

Të shumta kanë qenë urimet që ka marrë në hapësirën për komente nga miqtë e tifozët e tij.

‘Bomberi’ i Kombëtares shqiptare prej disa vitesh shijon një romancë dashurie me Kornelian.

I njëjti këtë sezon ka qenë shumë aktiv me Konyaspor në Turqi. /Telegrafi/