Kolni nuk di të ndalet duke fituar dhe duke befasuar të gjithë në Gjermani.
Skuadra simpatike në të cilën aktivizohet edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj ka fituar 2-1 ndaj Ingolstadit.
E meritë të madhe në këtë fitore kishte edhe mbrojtësi nga Istogu, Mërgim Mavraj i cili zhvilloi një ndeshje tejet pozitive.
Pas kësaj ndeshje, Mavraj ka arritur të futet në formacionin më të mirë të javës nga revista gjermane ‘Kicker’.
Pas fitores ndaj Ingolstadit, Kolni është në pozitën e dytë në Bundesliga me 15 pikë të tubuara, dy më pak se lideri Bayern Munich. /Telegrafi/