Telegrafi

Futbollisti shqiptar e ndoqi nga afër meçin Wilder – Ortiz, në fund bëri edhe një video selfie me fituesin

Liridon Krasniqi ishte i pranishëm në rimeçin që u zhvillua në mes të Deontay Wilderit dhe Luis Ortizit.

Futbollisti shqiptar e ka shijuar nga afër fitoren e kampionit të peshave të rënda në WBC, e që nokautoi kubanezin në raundin e shtatë.

Krasniqi ka sjellë disa pamje nga përballja që u zhvillua në mes të kubanezit dhe amerikanit, e që fitorja i takoi këtij të fundit.

Mesfushori ofanziv kishte hapësirë madje të bënte edhe një video selfie me Wilderin dhe duket se ka raporte të mira me kampionin e peshave të rënda.

27-vjeçari aktualisht është pa skuadër, derisa ka zgjedhur përfaqësuesen e Malajzisë që të luajë në ndeshjet ndërkombëtare.

Krasniqi ishte pjesë e Kosovës në fillimet e pranimin në UEFA dhe FIFA, por tani lojtari është jashtë formës së po tenton që të gjejë sa më shpejtë një skuadër dhe të jetë më aktiv. /Telegrafi/