Telegrafi

Futbollisti shqiptar, Armando Sadiku bëhet baba për herë të parë

Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku, është bërë baba për herë të parë.

Ai dhe partnerja e tij, Elona, u bënë prindër të një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Luis.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.

“Mirë se vjen në këtë botë djali im i vogël. Nëna dhe babai të duan ty. Luis Sadiku”, kanë qenë fjalët krahas postimit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Armando Sadiku

Ndërkaq, urimet në hapësirën për komente kanë qenë të shumta nga miqtë e ndjekësit që ka në rrjete sociale.

Ylli i Kombëtares së Shqipërisë në anën tjetër muaj më parë u largua nga futbolli evropian dhe bëri transferimin në kampionatin e Bolivisë.

Deri në atë periudhë, ai ishte pjesë e skuadrës turke Erzurumspor. /Telegrafi/