“Do të vazhdoj të ushtroj me Dritën pasi jetoj këtu me familje, prandaj do të vazhdoj nuk e di edhe sa, por për momentin mbetem”, ka deklaruar Aleksandr Sosic, transmeton Klan Kosova.
Megjithatë, ai e pranon se bashkëkombësit e tij e kanë fyer në mënyra nga më të ndryshmet.
“Pas presionit e kam mbyllur Facebookun, pasi kam marr shumë kërcënime dhe më kanë ardhur mesazhe nga më të ndryshmet prandaj e kam mbajtur të mbyllur për tre orë. Tani e kam hapur prapë pasi janë ulur tensionet”, ka theksuar futbollisti.
Sosic bëri bujë në mediat serbe dhe në rrjetet sociale kur vendosi që të luante në Superligën e Kosovës. Serbët reaguan duke e fyer futbollistin e ri, i cili madje kishte thënë se do të dëshironte që në ta ardhmen të luajë edhe për përfaqësuesen e Kosovës. /Telegrafi/