Sulmuesi i “StokeCity”, Saido Berahino, nuk mbahet mend për ndonjë efikasitet të jashtëzakonshëm në fushën e futbollit.
Megjithatë, krejt e kundërta duket se ndodh me jetën private të tij.
The Sun ka raportuar se futbollisti në fjalë është bërë baba tri herë brenda gjashtë javësh.
Futbollisti Berahino është i njohur për aferat e tij dhe lidhjet e shumta intime me femra.
Partnerja e tij aktuale ka sjell në jetë një vajzë më 17 korrik të këtij viti, ndërkohë që ish-e dashura e tij, Stephania Christoforou, lindi në maj një djalë të cilin e pagëzoi me emrin Costa.
Por 25-vjeçari është duke u përballur edhe me probleme të tjera, kjo pasi një femër e tretë ka nisur hapjen e një padie, për të kërkuar njohjen e atësisë nga Brahimo, për vajzën e saj që e solli në jetë më 15 korrik.
Partnerja një fjalë është një mike e fëmijërisë së futbollistit, e cila këmbëngulë që emri i Saido Brahimos të figurojë në certifikatë.
Të bërit baba tri herë brenda gjashtë javëve duket të jetë rekordi i futbollistit, jo aq të njohur për golat e tij në fushë, aq sa për “golat” në jetën private. /Telegrafi/